Connect with us

Lajme

30 Qershori/ Meta: Kushtetuesja në shkelje të ligjit, kam nisur procedurën për datën e re të zgjedhjeve

Published

on

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të Premte se ka konstatuar shkelje në vendimin e Gjykatës Kushtuese që rrëzoi padinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive Voltana Ademi, për verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve monokratike. Gjykata nuk e shqyrtoi në themel konfliktin kushtetues të krijuar pas zhdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Meta bëri me dije në një konferencë për mediat se ka nisur “procedurat për ti dhënë zgjidhje situatës”.

Për Metën, Kushtetuesja nuk mori asnjë përgjegjësi, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare. “Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019, kur prisnim që gjykata kushtetuese ti rikthente popullit mundësinë për të shprehur vullnetin e tij, gjykata do të duhej të kishte një vendim përfundimtar mbi zgjedhjet lokale, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, duke shpallur veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve, duke e lënë këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh.

Më tej, Meta u shpreh se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. “Shkelje me mënyrën që konsistojnë me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes. Nuk rezulton të jetë hedhur proceduralisht shorti për caktimin e relatorit duke hedhur dyshime se është caktuar relatori, ose ai e ka kërkuar vetë”, tha Meta.

Në vijim, Presidenti theksoi se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje qeverisjes vendore në bashkitë pa kryetarë.

“Duke konstatuar disa bashki nuk po funksionojnë siç duhet, ju bëj me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Kam kërkuar informacion për faktin se kush janë ato bashki në të cilat gjatë kësaj periudhe, sipas informacionit dhe vlerësimit, kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, tha Meta.

Lexo edhe:

Vendimi për 30 Qershorin, Meta: Gjykata Kushtetuese tregoi që aq këllqe kishte

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com