Connect with us

Lajme

3-vjeçari humbi jetën, Pronari i kopështit: Kemi kamera, por jo në ambientin ku ndodhi ngjarja

Publikuar

Pronari i kopshtit privat “Flatrat e Dijes” në Fier, ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç, ka deklaruar për një emision televiziv se nuk ka kamera në ambientin ku ndodhi ngjarja.

“Ditën e premte s’kam qenë fare në Fier. Unë di aq sa është deklaruar edhe nga ana ime në polici. Kam mësuar për ngjarjen e kam mësuar me shpejtësi. Njoftimin e mora nga stafi. Çerdhja është i monitoruar nga kamerat, por kamera s’kam në të gjitha ambientet. Jam në ambientet e policisë dhe nuk mund të flas më”, tha pronari i kopshtit për emisionin “Me zemër të Hapur”.

Sipas hetimeve paraprake, ka dyshime që fëmija i cili ka qenë i veshur me xhup, teksa ka dashur të marrë çantën, te varësja e rrobave i ka ngecur kapuçi i xhupit dhe është mbytur.

Por, familjarët shprehen se ky version nuk është i besueshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK