Connect with us

Lajme

23-vjeçarja viktimë e dhunës në familje! Medina Ahmedi: Jam dhunuar shumë herë nga bashkëshorti, kësaj here e denoncova

Publikuar

më

Medina Ahmedi, 23-vjeçare nga një fshat i rrethinës së Gostivarit pohon se është viktimë e dhunës familjare.  Thotë se bashkëshorti e ka sulmuar në banesën e saj në Gostivar ku po jeton aktualisht.

“Këtu tek banesa erdh edhe kërkonte pare edhe ma theu telefonin ma nxori edhe çantën por s’mundi t’i gjejë paratë dhe më shtyu dhe më ra mua edhe djalin e shtyu dhe ma vrau  dhe kështu i ra me dorë dhe i tha mos e nguc nënën, unë sa dola nga spitali  ja edhe dokumentet tek i kam. Unë jam me stres shumë të madh, me të gjithë të këqijat jam dhe nuk kam mundësi. I thash atij dil se tetë vjet më shkatërroi  dhe ka tetë vite edhe nuk ka ditë natë që nuk jam e malltretuar nga ai. Ka pesë ditë që i dhamë fund edhe me polici jemi ndarë as ka drejtë t’i afrohem as temë afrohet  me polici i kemi dhënë fund”, tha për TV21, Medina Ahmedi.

Pohon se është dhunuar edhe më herët nga bashkëshorti, por kjo është hera e parë që rastin e ka denoncuar në polici.

“Është hera e parë që e kam paraqitur rastin në polici jam dhunuar shumë herë, jam malltretuar shumë herë kam qëndruar pa bukë, kam lypur për fëmijë, të tregojë drejtë si vëllait tim, kam lyp për fëmijët”, shtoi 23 vjeçarja Medina Ahmedi.

Tregon se ka nisur procesin e divorcit dhe po pret të nisë procesi gjyqësor.

“Kam qenë më kurorë edhe tash duhet të ta prishim kurorën me gjykatë varet ku do në vijnë letra për në gjykatë, për tretin fëmijë kam marrë edhe tash si kam dokumentet, nuk ma jep pasaportën tha çfarë të duan bëni”, potencoi Medina Ahmedi.

Dhuna e denoncuar figuron edhe në raportin e policisë së rajonit të Tetovës.

“Më 3 janar rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë.

23-vjeçarja Medina për momentin është duke jetuar në një banesë në Gostivar që ia ka paguar një bamirës. Vite më parë në fshatin Gradec kësaj familjeje i është ndërtuar një shtëpi e cila për momentin qëndron e mbyllur.

Maqedoni29 minutes ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri59 minutes ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme2 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme2 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni3 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme3 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri3 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme4 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme4 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme5 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni5 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme6 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

NA NDIQ NË FACEBOOK