Connect with us

Lajme

1348 mësimdhënës maqedon, vetëm 32 shqiptarë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

Publikuar

Universiteti Shën Kirili dhe Metodi për vite me radhë ka mbajtur dyert e mbyllura për shqiptarët. Disa nuk pajtohen me këtë fakt, por ja që statistikat e vërtetojnë këtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga punjonjësi i Entit të Statistikave, Ridvan Ismaili në këtë universitet janë gjithsej 1471 mësimdhënës, e prej tyre vetëm 32 shqiptarë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ndërkaq, prej 432 bashkëpunëtorëve, vetëm 22 janë shqiptarë.

Nga 23 fakultete në kuadër të këtij Universiteti shtetëror, kuadrin shqiptar e kemi prezent kryesisht në fakultetin pedagogjik dhe filologjik (albanologji).

Edhepse numri i kuadrit akademik në këtë Universitet çdo vit vjen duke u shtuar, përfaqësimi i kuadrit shqiptarë me vite të tëra ka mbet i ngrirë.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK