Connect with us

Shqipëri

Zbulohet Skandali: Njeriu i Bashës po shpërndan lekë në Dibër për takimin

Publikuar

Deputeti Lulzim Basha ka paralajmëruar një takim ditën e mërkurë në Dibër.

Por burime të SYRIT thonë se njerëzit e tij janë angazhuar duke paguar lekë për të siguruar pjesëmarrës për takimin e tij.

Në kushtet kur Basha e ka humbur partinë, anëtarësia e ka braktisur totalisht. Burimet thanë se Xhemal Gjunkshi po blen njerëz për takimin e Bashës.
Në Lagjen e Tregut në Peshkopi, miku i Gjunkshit, Gent Gazidede ka marrë dy milionë lekë të vjetra për të blerë njerëz pa dallim politik për takimin e nesërm.

Burimet shtojnë se Dritan Hajra, kryetar i grupseksionit të Sllovës ka marrë tre milionë lekë të vjetra nga Xhemal Gjunkshi për të grumbulluar njerëz.

Kujtojmë se Xhemal Gjunkshi është përfolur për korrupsion nga burime të Ambasadës Amerikane gjatë kohës kur sheëbente si Shef Shtabi. Në atë kohë ai përflitej se merrte para nga rrogat e ushtarëve shqiptarë që shkonin për të shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Me sa duket këto para përdoren sot për të blerë mbështetjen e munguar për Lulzim Bashën.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK