Connect with us

Shqipëri

Zbulohet Skandali: Anëtari i KPK ushtar i Erjon Veliajt ligji i ndalonte kandidimin por…

Publikuar

Në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, Roland Ilia ishte kandidat për deputet i formacionit G99. Ndërsa sot, ai është, një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit…! Kjo është Absurde…!

Absurde…Anëtari I KPK-së, ishte kandidat për deputet i G99, në  2009-ën

Megjithatë, sot Roland Ilia, është një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndërsa KPK, është struktura kryesore në procesin e vettingut.

Absurde...Anëtari I KPK-së, ishte kandidat për deputet i G99, në  2009-ën
Absurde…Anëtari I KPK-së, ishte kandidat për deputet i G99, në  2009-ën

Gjithsesi, në vitin 2009, Ilia kandidonte për subjektin G99, që drejtohej në atë kohë nga Erjon Veliaj. Subjekti politik, ‘G99’, asokohe, ishte në koalicion me socialistët e Edi Ramës. Ndërsa Ilia, renditej i dyti në qarkun e Shkodrës, në listën e G99. Por, pasi nuk arriti të plotësonte ëndrrën për t’u bërë deputet me opozitën e majtë, Ilia vijoi si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Gjithashtu, Ilia ishte një ndër emrat që kandidoi për KPK, duke u përgjedhur si anëtarë i tij, nga Kuvendi.

Por KPK, është institucioni që përcakton karrierën për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Ndërsa në dy raste, KPK ka ndërprerë karrierën e dy gjyqtarëve, Fatos Tushe dhe Besim Trezhnjeva. Të cilët nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë e tyre, sipas vlerësimeve të KPK-së. KPK përbëhet nga një trupe prej 12 anëtarësh, të cilët nuk dihet nëse kanë kaluar filtrat e kontrollit të pasurive, njëlloj sikundër në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por fakti, që një prej anëtarëve të këtij  institucion vendimmarrës dhe të pavarur, rezulton se ka qenë pjesë e një gare elektorale, si dhe të një partie, në koalicion me socialistët, dhe të drejtuar nga Erjon veliaj, ngre pikëpyetjen nëse është kaq i pavarur politikisht ky institucion?

Gjithsesi, ekzistenca e Ilias, në përbërje të KPK-së, kompromenton mbarë-vajtjen e këtij institucioni.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK