Connect with us

Lajme

Zbulohen makinat miliona euroshe të personazheve të njohur në Shqipëri

Publikuar

Skandali i publikimit të databazës me rrogat dhe të dhënat e mijëra shqiptarëve ka nxjerrë në dritë detaje dhe informacione që nuk do merreshin vesh kurrë. Pasi shqiptarët morën vesh rrogat e njëri-tjetrit, ditën e djeshme e pati radhën databaza me targat e më shumë 500 mijë shqiptarëve. Në këtë databazë ndodhen të detajuara të dhënat e makinave në Shqipëri, me targa, ngjyrë, tipi makinës, lloji, dhe emri i pronarit.

Kështu sipas “Panorama” në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-Royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghini”, 2 “McClaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Makinat që përdorin shqiptarët kanë çmime të ndryshme, por ka makina që arrijnë edhe çmimin 300 mijë euro.

Në vendin tonë kryeministri Edi Rama ka në përdorim një makinë luksoze dhe super të shtrenjtë si “GMC Yunko”, të cilën e ka në pronësi edhe Kujtim Haxhiaj. Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë ndër to edhe Arjan Çani, apo deputeti i PS Arben Pëllumbi.

Por ajo që bie në sy është se makina luksoze e tepër të shtrenjta kanë edhe persona që kanë probleme me ligjin dhe janë të njohur në botën e krimit në vendin tonë dhe jo vetëm. Agim Çako, pronar i një kompanie nafte ka nën pronësi 2 “Mercedez-Benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Në fillim të vitit 2020 ai u shpall në kërkim për tre vepra penale: “Fshehje e të ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.

Në Shqipëri makina “Rolls-Royce” është një makinë që vetëm 8 persona e kanë dhe ndër to është Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë. Nga ana tjetër “Lamborghini” duket se është më e preferuar nga shqiptarët pasi e kanë në pronësi 45 qytetarë, pjesa më e madhe biznesmenë. Ndërkohë 16 persona kanë “Ferrari” në Shqipëri dhe një prej tyre është Noizy, por edhe Bledi Haka i cili në tetor të vitit 2019 është akuzuar veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri. Ndërsa biznesmeni shkodran Kacjolin Zefi, ka një “Ferrari” ngjyrë të zezë dhe është dënuar me 8 vite e 8 për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”.

Shqipëri3 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme1 hour ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni5 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni6 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

NA NDIQ NË FACEBOOK