Shqipëri
Zbulohen emrat që do të flasin, mes tyre ish-deputetja e LDK nga Kosova, rikthehen dyert e blinduara në kryeministri

Pritet të nisë pas pak çastesh protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për “BalkanWeb” bën me dije emrat e atyre që do të marrin fjalën në këtë protestë. Mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.
Emrat që do të flasin në protestë:
Aldo Bumci
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Kellici
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Sali Berisha
















