Connect with us

Lajme

Zaevi dhe Gashi takohen sërish sot për mazhorancën e re

Publikuar

Fundi i kësaj jave, siç është paralajmëruar, duhet të sjell një epilog konkret nga negociatat e deritanishme nga të cilat pritet Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë ose të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Kërkesat e deritanishme të Alternativës, Zaev i ka diskutuar me partnerët e koalicionit kurse Gashi ka diskutuar pozitën e Alternativës me organet e partisë.

Burimet kanë bërë të ditur më herët se Alternativa kërkon një post ministror dhe një pozitë zëvendëskryeministri. Çështja e eshalonit të dytë dhe të tretë është temë diskutimi, por jo me emra konkret për kuadrot.