Lajme
Vrasja në Tiranë/ Autori efektiv policie në Dibër

Autori i vrasjes së Jurgen Duka (Mëzirit) në kryeqytet orët e para të mëngjesit në sotëm është një efektiv policie. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), i cili është shtetasi Arbër Sula, banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër”, njoftoi policia.
“Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.
Viktima me kokainë me vete
Policia informoi se gjatë kontrollit të rrobave viktimës, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
















