Connect with us

Lajme

Vrasja e biznesmenit në Laç, del video e arrestimit të babë e bir, gjendet arma e krimit

Publikuar

Skënder Lika bashkë me djalin e tij Llej Lika janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e djeshëm në Sanxhak të Laçit. Policia ka publikuar videon e arrestimit të tyre.

Të dy u arrestuan brenda një shtëpie në zonën e Fushë-Milotit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar automatikun me të cilën dyshohet se është kryer krimi si dhe makinën me të cilin kanë lëvizur autorët pas ngjarjes. Ka qenë një person i tretë ai që i ka ndihmuar babë e bir të largohen në vendin e ngjarjes. Edhe ai është arrestuar si i përfshirë në ngjarje.

Tre të ndaluarit pritet të merren në pyetje nga hetuesit, ndërsa dyshimet janë se atentati mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi pak muaj më parë djemtë e viktimës ishin konfliktuar me Llej Liken. Biznesmeni  55 vjeçar i njohur si “piloti” është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në Laç me breshëri kallashnikovi. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK