Lajme
Vokshi: Skandali me publikimin e pagave, vijim i skandalit të patronazhistëve!

Për publikimin e listës së pagës ka reaguar edhe deputetja Albana Vokshi. Ajo e konsideron skandal dhe e krahason me atë të patronazhistëve. Sipas saj kemi të bëjmë me të njëjtat lista si ato të patrionazhistëve.
Deklarata
Janë prodhuar, shpëndarë me urdhër të Edi Ramës. Janë përdorur nga të gjitha shtabet e kandidatëve të PS gjatë fushatës elektorale.
Me këto lista i është bërë presion e janë shantazhuar bizneset, punonjësit e tyre, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit…të gjithëve…
E kam denoncuar që para zgjedhjeve të 25 prillit përdorimin e të dhënave personale: numrin e kartës së identitetit, email, numrin e celularit, adresa e shtëpisë, vendi punës, paga, mjeku familjes, check up, shkolla e fëmijëve, mësuesit e fëmijëve etj etj etj.
A mendoni që një operacion i tillë i grumbullimit të të dhënave nga të gjitha institucionet do të bëhej pa urdhër të Edi Ramës?
Janë të njëjtat lista! Ato të patronazhistëve!!!
Jo vetëm është në shkelje të:
– Kushtetutës, që garanton mbrojtjen e të dhënave personale
– Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale shqiptare;
– Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që detyron shtetet që e kanë firmosur




















