Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE-ja kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës

Publikuar

VMRO-DPMNE kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike e cila pritet të mbarojë më 8 dhjetor, shkruan TV21. Qeveria më 9 nëntor solli vendim për shpalljen e krizës energjetike me afat prej 30 ditëve. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon që të caktohet seancë për ta vazhduar gjenden e krizës pasi sipas tyre kriza energjetike edhe gjatë kohë do të vazhdojë. Nga opozita gjithashtu kërkojnë që të sigurohen 250 milion euro për subvencionim të rrymës për qytetarët dhe kompanitë. 

“Si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së vlerësojmë se qytetarët nuk duhet të jenë viktima të dilemave se a ka shumicë në Kuvend dhe për këtë kërkojmë të caktohet seancë në të cilën do të vazhdohet gjendja e krizës, ndërsa ne si grup parlamentar me praninë tonë do të ndihmojmë që të sigurohet kuorum”, tha Vllado Misaljoski – VMRO-DPMNE.