Lajme
Vllastimir Aleksovski, kandidat për lider të LSDM-së

Edhe një kandidat për lider të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Anëtari dhe aktivisti i LSDM-së nga Kumanova, Vllastimir Alleksovski ka parashtruar kandidaturën për lider të partisë, njofton LSDM.
Nga partia njoftojnë se pasi të analizohet dhe verifikohet aplikimi i Aleksovskit, do të njoftohet publiku nëse e njëjta është konfirmuar, transmeton TV21.
Se do të kandidojnë për lider, kanë paralajmëruar edhe Jovan Despotovski dhe Mile Zeçeviq.
Tani për tani, zyrtarisht kandidaturë parashtruan Dimitar Kovaçevski, zëvendës ministër aktual i financave dhe Frosina Remenski, ish deputete.
Kovaçevski e ka përkrahjen e liderit Zoran Zaev me të cilin paraqitet në takimet me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi dhe në seancën e Bordit qendror të javës së kaluar e ka prezantuar si zgjidhje e mirë për ta zëvendësuar në pozitën e tij. Afati për parashtrimin e kandidaturave për kryetar të LSDM-së skadon nesër, pas çka do të dihet cilat janë kandidatët prej të cilëve do të zgjidhet lideri i ri i partisë.
















