Connect with us

Lajme

Vazhdon frekuentimi i madh në pikën kufitare të Tabanocit

Publikuar

më

Dhjetëra mijëra automjete kanë hyrë në vend përmes pikave kufitare në dy ditët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme brenda një dite në hyrje dhe dalje janë regjistruar gjithsej 35.607 automjete. Prej tyre në hyrje janë 23.494 makina, ndërsa vendin e kanë lëshuar 12.113 automjete. I lartë ishte numri i hyrje-daljeve edhe gjatë ditës së sotme. Deri në mesditë në pikat kufitare kanë qarkulluar 16. 887 automjete. Më shumë frekunetim ditëve te fundit ka pasur në kufirin në Tabanoc, nga ku shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes, shkruan Alsat.

Gjatë dy ditëve të kaluara mërgimtarët janë ankuar për pritje të gjata në Tabanoc. Shërbimet e policisë Kufitare thanë për Alsat se pritjet ndodhin për shkak të protokolleve anti-kovid, ku qytetarëve në mënyrë shtesë u kontrollohen dokumentet për vaksinim të plotë me dy doza ose test PCR. Të pyetur nga Alsat se si planifikojnë ta menaxhojnë fluksin e udhëtarëve në ditët në vijim i cili pritet që të jetë edhe më i madh, nga Ministria e Brendshme thonë se varësisht frekuentimit do të dihet edhe masat.

“Janë të lëshuara të gjitha 5 sportelet nëpër pikat kufitare, për hyrje në vend të automjeteve udhëtuese si dhe nga një sportel shtesë, por edhe një sportel për automjete të ngarkuara dhe autobusë. Kjo me qëllim që të mos shkaktohet pritje më e madhe e qytetarëve dhe automjeteve”, theksojnë nga Ministria e Brendshme./Alsat

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri16 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme1 hour ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri5 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme6 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri8 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme9 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni10 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri10 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme12 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

NA NDIQ NË FACEBOOK