Connect with us

Lajme

Gashi: Unë dua që Alternativa të jetë partia më e mirë në vend

Publikuar

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Qeverisë tha se ky subjek politik “nuk ka pushkë për asnjë parti politike”, përcjell TV21. Gashi tha se si parti politike do mundohen të kontribuojnë për vendin në çdo mënyrë.

“Nuk është në interes të askujt që të hedhim gurë e dru mbi njëri-tjetrin. Në komunikatën që kishim para disa ditëve u tha se Alternativa nuk ka pushkë për Aleancën për Shqiptarët, dhe ne nuk kemi pushkë për asnjë parti politike. Ne jemi këtu për ta ndihmuar vendin dhe do të futemi në konkurrencë serioze me secilën parti për tu bërë më e mirë se ajo, duke e pasur sfidë edhe BDI-në edhe LSDM-në edhe VMRO-në, sinqerisht mund të kenë ambicie të mëdha, por unë kam aso ambicie, unë dua që Alternativa të jetë partia më e mirë në vend”. deklaroi Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK