Connect with us

Lajme

Ujësjellësi në Fier thirrje banorëve: Mos konsumoni ujin e çezmës, është me mikrobike

Publikuar

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier u bëri apel sot banorëve të mos konsumojnë ujin e pijshëm nga çezma, pasi sipas analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, ka ngarkesa mikrobike.

Situata problematike vjen pas përmbytjeve të ditëve të fundit në këtë qark.

“Në vijim të komunikimit në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm në Bashkinë Fier, pas situatës se krijuar si pasojë e përmbytjeve, ju bëjmë me dije se nga përgjigjet paraprake të mostrave të ujit të analizuara nga Instituti i Shëndeti Publik, të 9 mostrat në puset që furnizojnë me ujë të pijshëm Bashkinë Fier, rezultojnë me ngarkese mikrobike dhe janë jo konform standardit shtetëror për cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, UK Fier thekson se “uji nuk rekomandohet për t’u konsumuar si ujë i pijshëm për qytetarët.

“Uji mund të përdoret vetëm për përdorim sanitar deri në një përgjigje të dytë nga ISHP”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK