Shqipëri
Tjetër goditje për Bashën/ Gjykata nxjerr njoftimin e rëndësishëm për 11 Dhjetorin

Ndryshimet statutore të PD në Kuvendin e 11 dhjetorit/ Gjykata del me njoftim zyrtar
Gjykata e Tiranës ka dalë me një njoftim në lidhje me depozitimin e kërkesës së Komisionit të Rithemelimit të PD.
Kjo e fundit dërgoi në Gjykatë kerkësen për ndryshimet statutore të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministrit Sali Berisha.
Ju bëjmë me dije se ditËn e djeshme, datë 15.12.2021, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërise, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombeëtar
Çështja është regjistruar dhe në pritje për t’ju nënshtruar procesit të shortimit pranë kësaj gjykate.” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës./E.S-CNA.al
















