Connect with us

Lajme

Tiranë/ U denoncua nga vajza se e përdhunoi për 16 vite, dënohet me 15 vite burgim

Publikuar

më

Rreth tre vite më parë, publikimi nga mediat i historisë së një vajze 25-vjeçare, e cila denoncoi në polici se i ati e kishte përdhunuar, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.

Sot, është mbyllur procesi gjyqësor ndaj tij me një dënim prej 15 vitesh burgim.

Hetimet për rastin nisën pas kallëzimit të vajzës në 29 Gusht 2018 në policinë e Tiranës. Asokohe, ajo ishte 25 vjeçe.

Vajza ka rrëfyer fillimisht tek murgeshat për “abuzimin 16-vjeçar”, ndërsa ka treguar se në moshën 19-vjeçare ka mbetur shtatzënë me babanë e saj dhe e ka abortuar fëmijën.

Pas kallëzimit, u arrestua i ati i vajës – Qirjako Nakuçi.

Më 19 Dhjetor 2019, Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite Qirjako Nakuçi për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Çështja u ankimua në apel nga i dënuari, i cili kërkoi  pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish-bashkëshortes.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe në deklaratat për mediat.

Këtë të Martë, Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK