Connect with us

Lajme

Thellohet skandali/ Del dokumenti i dytë me pagat e mbi 690 mijë punonjësve, ka dhe numrat e telefonit

Publikuar

Thellohet skandali i publikimin e pagave të punonjësve shqiptarë. Pas dokumentit që qarkulloi dje, sot është shpërndarë masivisht në “Whatsapp” një listë me pagat për muajin Prill 2021.

Lista e re ka mbi 690 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e shpërndarë ditën e djeshme.

Edhe lista e muajit Prill është në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.

Në ndryshim nga lista e parë, kjo e muajit Prill ka dhe numra telefoni. Të dhënat e tjera që publikohen janë numri i kartës së  identitetit, vendi i punës, pozicioni, paga bruto e muajit Prill, datëlindja.

Ndërkohë, prokroria ka nisur verifikimet pas publikimit të listës së parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK