Connect with us

Lajme

Tensionet në PD/ Berisha: S’ka vulë, bravë a dryn që mund të pengojë vullnetin e votën e lirë të demokratëve

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin e mbylljet së disa degëve të PD-së në rrethe të ndryshme të vendit.

Berisha përmes FB shkruan se nuk ka vulë apo bravë që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve:

Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”.

Ndërkohë, pak më herët reagoi edhe deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi i cili u shpreh se demokratët do ta shprehin vullnetin e tyre në 18 dhjetor.

Mbështetësit e Kuvendit të 11 Dhjetorit kanë denoncuar se në degët e PD po ndërrohen brat e dyerve për të penguar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

NA NDIQ NË FACEBOOK