Connect with us

Lajme

Të armatosur në një lokal në Lezhë, një prej autorëve nipi i deputetit socialist

Publikuar

Ramazan Rraja

Policia ka shpallur në kërkim 3 të rinj të cilët u futën në një lokal në Lezhë të armatosur, pasi kishin një konflikt me pronarin e lokalit.

Pas kontrollit të klientëve, ato dolën lirisht. Burime bëjnë me dije se një prej tre të shpallurve në kërkim është edhe Ramazan Rraja, 28 vjeç, nga Fushë Kruja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahaman Rrajës.

Roan Brahimi 29 vjeç, banues në Pllanë-Lezhë dhe Alesio Dobrozi 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, janë dy personat e tjerë të shpallur në kërkim.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve Ramazan Rraja,Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi, këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj.J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L.M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit. Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’”, njoftoi policia.

Të tre akuzohen për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Të shpallurit në kërkim rezultojnë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Sipas bluve, menjëherë pas ngjarjes, ata janë larguar jashtë vendit.

NA NDIQ NË FACEBOOK