Connect with us

Lajme

Taravari për Kastriot Rexhepin: Esat Pasha i sotëm do na kushtojë shtrenjtë në të ardhmen

Publikuar

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka kujtuar aktin e tradhëtisë të bërë nga Esat Pashë Toptani e duke e krahasuar ngjashëm me kohët e sotme veprimin e deputetit Kastriot Rexhepi.

Sipas Taravarit, Esat i sotëm, duke aluduar në deputetin Rexhepi, që shet e blen fatin e njerëzve do na kushtojë shtrenjtë ndër shekuj, thotë Taravari.

“Kronikat historike tregojnë se Esat Pashë Toptani e shiti fatin e vendit disa herë duke sjellë pasoja të paimagjinueshme që janë të qarta edhe sot që ka kaluar më shumë se një shekull. Ndaj duhet të kemi parasysh se çdo Esat i sotëm që shet e blen fatin e njerëzve do na kushtojë shtrenjtë ndër shekuj!“, shkruan në Facebook, Arben Taravari.

Kujtojmë që në momentin që opozita mblodhi 61 firma për të rrëzuar qeverinë LSDM-BDI, deputeti Kastriot Rexhepi tradhëtoi opozitën duke mos marrë pjesë në Kuvend për të votuar rrëzimin. Figurën e Esat Pashë Toptanit e njohin gjithë shqiptarët si një tradhëtar i regjur i cili u ekzekutua nga atdhetari Avni Rustemi.

NA NDIQ NË FACEBOOK