Connect with us

Lajme

SPAK konfikson hotelin e rrënuar të Admir Hoxhës

Publikuar

më

Hotel “Ador”, në kohën kur ishte funksional

Nga BoldNews.al

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka njoftuar këtë të Premte (dt.10.12.2021) konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të godinës së hotel “Ador” në rrugën Rinas- Fushë Krujë, në pronësi të Admir Hoxhës, një prej të përfshirëve në operacionin “Volvo-4” kundër trafikut të narkotikëve.

Sipas SPAK-ut, vlera e pronës së konfiskuar është rreth 5 milionë euro.

Megjithatë, të dhënat në terren dëshmojnë se njoftimi i prokurorëve speciale është më së paku i fryrë.

Hotel “Ador” prej vitesh është jashtë funksionimit. Ky biznes e ka mbyllur aktivitetin e tij tregtar kohë përpara se të zhvillohej operacioni policor dhe godina e saj është në degradim e sipër.

Sipas të dhënave zyrtare, Admir Hoxha e ka regjistruar hotel “Ador” në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Korrik të vitit 2011.

Pas një periudhe të shkurtër, biznesi e ndërpreu aktivitetin e tij, mesa duket për faktin se nuk ishte fitimprurës.

Në 3 Tetor 2018, pronari i saj, Admir Hoxha, vendosi të pezullojë zyrtarisht aktivitetin tregtar të hotel “Ador”.

Ky pezullim aktiviteti ka ardhur disa kohë përpara se të zhvillohej operacioni “Volvo-4”, pas të cilit ai është shpallur në kërkim, si i akuzuar për pjesë e një grupi që merrej me trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Në 22 Tetor të vitit 2019, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të ish-Krimeve të Rënda prezantuan rezultatet e operacionit masiv “Volvo-4”, ku u arrestuan një numër i konsiderueshëm personash.

Me kalimin e kohës, një pjesë prej tyre u liruan nga qelitë, ndërkohë që zyrtarë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, të përgjuar në komunikime me anëtarët e grupit kriminal të Shijakut nuk u proceduan asnjëherë penalisht.

Operacioni “Volvo-4”, edhe pse gjysmak, u konsiderua shumë i suksesshëm nga ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë pas ekzaltimit të tij, Xhafaj u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i rëndësishëm qeveritar.

Maqedoni14 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme46 minutes ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri46 minutes ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë1 hour ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni2 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni2 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni2 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Shqipëri2 hours ago

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Kosovë2 hours ago

Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Dogana drejt transformimit digjital, tranzit më i shpejtë dhe kufij inteligjentë

Maqedoni4 hours ago

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Kosovë4 hours ago

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK