Connect with us

Lajme

Sot ose nesër pritet të përfundojnë analiza e ADN-së për kufomat nga aksidenti në Bullgari

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se gjatë ditës së sotme, ose eventualisht nesër pritet të përfundojnë analizat e ADN-së për 45 kufomat nga aksidenti tragjik në Bullgari.

“Punohet në intensivisht për përfundimin e analizave të ADN-së, këtë po e punojnë kolegët nga Bullgaria, kolegët tanë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore janë komunikim për çdo ditë, dhe kjo është diçka që pritet të përfundojë sot ose nesër, pas çka do të organizohet transporti i trupave”, tha mes tjerash Filipçe.

NA NDIQ NË FACEBOOK