Connect with us

Shqipëri

Skandali i pagave/ Nga Basha te Bardhi sa paguheshin demokratët në muajin prill

Publikuar

TIRANË

Zbulohen pagat në PD, ja sa paguhej Basha si kryetar partie dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë vitit 2021, deri në momentin që ka marrë mandatin e deputetit, kreu i PD-së, Lulzim Basha është paguar nga selia blu me pagën 150 mijë lekë të reja në muaj.

Në databazën e bërë tashmë publike, janë të përfshira edhe partitë politike, të cilat kanë zyrtarët e tyre të regjistruar në regjistrin e tatim taksave.

Pas Bashës, zyrtari më i paguar është sekretari i përgjithshëm I PD-së, Gazmend Bardhi me pagën 129 mijë lekë në muaj si dhe Etion Kapedani me pagën 123 mijë lekë në muaj.

Pagat në PD

Lulzim Basha          Kryetar i PD                                  150,000.00

Gazmend Bardhi              Sekretar i Përgjithshëm                129,329.00
Etion Kapedani                  Drejtor Departamenti                 123,468.00

Erla Mëhilli                          Drejtor Informacioni                  106,160.00
Belind Këlliçi                       Drejtor Departamenti                 100,020.00

Advertisement