Connect with us

Lajme

SKANDAL/ Deputetja e Bashës ndali sulmet për Erjon Veliajn në këmbim të lejes së ndërtimit për bashkëshortit

Publikuar

më

Deputetët e listës “Basha”, duket se nuk ndalen në skandalet e tyre.

I tillë është edhe rasti i Ina Zhupës, e zgjedhur fillimit si zëdhënëse e PD, nga Lulzim Basha, dhe tashmë deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ku është futur po me “bekimin” e Lulzim Bashës.

Por, ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar më herët, Ina Zhupa, përtej “çmendurisë” së disa ditëve më parë, kur doli e kërcënoi anëtarët e PD-së, ka edhe një tjetër hije skandali.

Deputetja e sotme e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, nuk linte ditë pa dalë në konferenca shtypi, ku akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Dukë bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Por, mesa duket dardha e ka bishtin prapa, dhe tashmë deputetja e Bashës ka heshtur.

Gjë që në fakt çon në dyshime, se ka marrë “haraçin” dhe ka heshtur.

Kjo sepse, tre muaj pasi, Zhupa, del dhe denoncon Kullën, sikur po i dhimbte shpirti për Tiranën, bashkëshorti i saj merr leje ndërtimi. (Lexo këtu)

Por, përtej këtyre skandaleve, Ina Zhupa vijon të jetë një servile e pandalur e Bashës.


Së fundi, Zhupa ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale një video, të datës 22 shtator, ku kryetari i saj, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë Kuvend, në 11 Dhjetor.

Për më tepër ai vijon “çmendurinë” e tij politike, duke thënë se nuk ka Kuvend, që të marrë në shqyrtim, vendimet e qeverisë amerikane.

“Sa u përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”-deklaronte Basha.

Në fakt, Kuvendi nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e qeverisë së SHBA, por per t’i treguar vendin Lulzim Bashës, dhe servilave të tij./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK