Shqipëri
Skandal deputetja afër Bashës përfiton 6 milion Euro Tendera nga Rama dhe Veliaj

Tenderat e fundit që fitoi në Tiranë dhe jo vetëm Fabian Goçi, bashkëshorti i Ina Zhupës. Po nga sa kuptohet sipas opozitës, për të qenë në rregull mjafton që një tender fitohet nga një kompani afër PD-së.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa del pothuajse përditë nëpër media shqiptare duke denoncuar çdo tender që zhvillohet në vend si një rast korrupsioni, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Fabian Goçi, biznesmeni 35-vjeçar i disa prej kompanive të naftës në Shqipëri, rezulton të jetë një nga njerëzit kryesorë që furnizon me naftë, benzinë e vajra, institucionet shtetërore të vendi
I riu nga Gjirokastra, mbështetës i Partisë Demokratike, që disponon 7 kompani, nga viti 2015 deri në fund të dhjetorit 2018, ka fituar nga buxheti i shtetit një shumë prej 733,809,190.00 lekë të reja ose 6 milion euro, si pasojë e fitimit të tenderave dhe lidhjes së kontratave me institucionet për furnizim me naftë, benzinë e aksesorë të ndryshëm të hidrokarbureve. Po nga sa kuptohet sipas opozitës, për të qenë në rregull mjafton që një tender fitohet nga një kompani afër PD-së.
Nga verifikimet e kryera nga “Shqiptarja.com” rezulton se Fabian Goçi, shumën prej 733 milion lekë të reja e ka marrë në 967 transaksione të kryera nga thesari i shtetit gjatë periudhës 3 vjetore, duke e arkëtuar në llogarinë e kompanisë së tij “A&T”.
















