Lajme
Si është e mundur një autobus pa licencë mbi 130 herë të kalojë në kufi? Përgjigjet drejtori i Inspektoratit Huseini në #ClickPlus

Tragjedia në Bullgari është temë diskutimi në edicionin e sotëm të ClickPlus në TV21.
Mysafir është drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Transportit, Rufat Huseini.
Me kryeinspektorin Huseini është folur edhe për qarkullimin jashtë shtetit të autobusit “Besa trans” Shkup edhe pse i njëjti nuk ka pasur kontroll.
I pyetur se si ka mundësi që një autobus pa licencë të kalojë kufirin mbi 130 herë, Huseini me sqarim:
“Është pyetje që duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Doganave, për shkak se Inspektorati Shtetëror për Transport nuk ka lejeqëndrim të përhershëm në më vendkalimet kufitare. Ne për të qëndruar në vendkalimet kufitare bëjmë kërkesë me shkrim për bashkëpunim dhe nëse na lejohet, bashkëpunojmë dhe bëjmë kontroll”./TV21















