Connect with us

Lajme

Shkolla e Gjurgjevishtit në kushte të vështira! Nëse nuk merren masa banorët paralajmërojnë bojkot të mësimit

Publikuar

Rreth 50 nxënës mësojnë në këtë shkollë në fshatin Gjurgjevishtë të komunës së Varapçishtit. Por prindërit kërkojnë përmirësim të kushteve, sepse shkolla është në gjendje të vështirë, madje me çati prej asbesti, që sa herë që bie shi e borë, uji hyn në klasë

“Çatia, unë e kam thënë çdo herë që patjetër duhet t’i ndërrohet pasi që është kancerogjen, pllakat që janë lart janë kancerogjene, në këto kohëra me shi e me borë është shumë problem, pasi që ata lëshojnë lëngje kancerogjene”.

“Me më pyet mua unë prej sot e mbylli shkollën dhe nuk i lë fëmijët të shkojnë, dhe le të vijë kryetari, drejtori, inspektori, kush duhet të vijë edhe nëse duhet të shkoj në burg unë do shkoj unë fëmijët e mi nuk i lë të shkojnë”.

“Kërkojnë nga Inspektorati Arsimit që le të vijë edhe le të shohin nëse e lejojnë këtë, le të vazhdojë shkolla, nëse ata nuk e lejojnë, shkolla le të mbyllet”.

Shkuam edhe në shkollën qendrore “Naim Frashëri”, por drejtori i shkollës  ishte i pakapshëm për të dhënë prononcim rreth kushteve të shkollës dhe ankesave të banorëve të fshatit Gjurgjevishtë për objektin e shkollës./TV21/

NA NDIQ NË FACEBOOK