Connect with us

Shqipëri

Sherr i ashpër në studio: Njeriu i Bashës ofendon me fjalë të rënda Evi Kokalarin

Publikuar

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Evi Kokalari, është përplasur ashpër me Anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, mbështetës i Lulzim Bashës, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. 

Debati ka kaluar në fyerje personale. 

Pjesë nga debati: 

Vehap Kola: Ti je një socialiste, ke qenë mikesha e Erion Veliajt.

Evi Kokalari: Unë mike e Veliajt? Ja ky është niveli.

Vehap Kola: Je fashiste e vogël.

Evi Kokalari: Më mirë fashiste se pjesë e Vëllazërisë Myslimane siç je ti dhe një grup tjetër që ka ngelur në PD.  Nuk je mysliman i nderuar. Je sekt. 

Vehap Kola: Ti je komuniste. Komplet komuniste. Niveli zero fare. Unë jam mysliman.

Kokalari: Mos u ngatërro me muyslimanët e botës, se nuk ke lidhje fare me atë! 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK