Connect with us

Lajme

Sela: Regjimin duhet ta luftojmë bashkë, opozita, qytetarët, mediat

Publikuar

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin për fundvit të zhvilluar me gazetarët, bëri një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve që ka ndodhur gjatë vitit që po lëmë pas, përcjell in7

Sela tha se bashkërisht konstatojmë një gjë se regjimet natyrisht se duhen të luftohen të gjithë së bashku. Nga opozita, nga elementi tjetër i opozitës, nga shtylla tjetër e pushtetit që duhet të jetë çdo herë opozitare mediumet, qytetarët.

“Bashkërisht konstatojmë një gjë se regjimet natyrisht se duhen të luftohen të gjithë së bashku. Nga opozita, nga elementi tjetër i opozitës, nga shtylla tjetër e pushtetit që duhet të jetë çdo herë opozitare mediumet, qytetarët. Në qoftë se të gjithë nuk do të angazhohemi në këtë betejë për të sjell ndryshimin të shëndoshë e të mirëfilltë, neve do të na ripërsëritet ai fenomen i cili na ndodhi. Ne bashkarisht e luftuam një regjim. Në vitin 2017 e rëzuam një regjim, por fatkeqësisht sot është ndërtuar një regjim tjetër. Këto gjëra do të ndodhin çdo herë në qoftë se detyra për ta luftuar pushtetin, detyra për ta luftuar qeverinë jopopullore dhe jodemokratike i lihet në dorë vetëm subjekteve politike të cilët janë në opozitë. Nëse nga jashtë lufton dikë të brendshëm që është në qeveri dhe një ditë arrinë që ta rrëzosh atë qeveri atëherë ti bëhesh qeveritari. Në qoftë se ky segmenti tjetër i shoqërisë civile, mediumeve, intelektualëve nuk ekziston dhe nuk është pjesë e kësaj beteje ai bëhet shumë shpejtë pjesë e qeverisë që e ka luftuar. Këtu e kemi përgjigjen se si erdhi një politikan kundër një regjimi dhe u shndërrua në regjimin e radhës i cili nuk dallon shumë nga regjimi i vjetër””, tha Sela./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK