Connect with us

Lajme

Sekuestrohet autobus me dokumentacion të falsifikuar që udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll

Publikuar

Pasditën e kësaj të diele, reth orës 17:00 në pikëpagesën rrugore Miladinovc, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migrim, pas një kontrolli që kanë kryer ndaj një autobusi që ka qenë duke qarkulluar në linjën Shkup -Stamboll, e kanë sekusetruar atë, për shkak të dyshimit për falsifikimit të regjistrimit dhe numrit të shasisë, raporton ZYRTARE.net

Po ashtu, për shkak të dyshimit se shoferi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar, janë njoftuar për veprim inspektorët kompetentë nga Inspektorati Shtetëror për Transport.

Autobusi është sekuestruar dhe do të zhvillohet procedura e mëtutjeshme. Autobusi ka qenë duke lëvizur në linjën Shkup-Stamboll./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK