Connect with us

Lajme

Sali Berisha: Më 20 Dhjetor do të presim me protesta Millosheviçin e ri, jemi kundër ‘Ballkanit të Hapur’

Publikuar

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në ‘Opinion’ se shqiptarët do të ngrihen në protestë një ditë më pas, në datë 20 Dhjetor.

Ai tha se shqiptarët do të protestjnë kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vjedhjes kombëtare. Berisha deklaroi se e pati paralajmëruar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç se do të pritet me protesta në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Kikia: Si do finalizohet revolucioni?

Berisha: Do finalizohet me rënien e narkoshtetit

Fevziu: Çfarë do të ndodhë më 19 Dhjetor?

Berisha: Më 20 Dhjetor është protesta kombëtare. E para kundër Ballkanit të Hapur, e dyta kundër vjedhjes kombëtare. Më datë 29 Dhjetor kombi ëhstë në protestë. Merr fund skenari i Ballkanit të Hapur. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri, mos u nis në Tiranë se populli do të presë me protesta.

NA NDIQ NË FACEBOOK