Shqipëri
Sali Berisha lëshon ultimatumin e fortë ndaj kryetarit të deges së PD: QËNDRO LARG MANIPULIMEVE DHE PRESIONEVE NDAJ DEMOKRATËVE

Përgjatë takimit me demokratët e Devollit, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar të emëruarit e Bashës, ku njëri prej të cilëve është edhe ish kryetari i Komunës së Ksamilit Vesel Koçiu, i emrëruar nga Basha si kryetar i PD Sarandë.
Berisha i ka paralajmëruar të emëruarit e Bashës të qëndrojnë larg manipulimeve dhe presioneve ndaj demokratëve.
Vetëm pak ditë më parë u njoftua se Kryesia e Partisë Demokratike Sarandë, edhe pse nuk kishte arritur pjesëmarrjen e nevojshme për mbledhje, kishte propozur 4 emra për zëvendësimin e sekretares së Degës së PD Sarandë Matilda Qurku, e cila u shkarkua nga Gazmend Bardhi pas pjesëmarrjen në Foltoren e Sarandës.















