Connect with us

Shqipëri

Rrogat e “çmendura”/ Sa paguhen njerëzit e medias në Shqipëri

Publikuar

Skandali i publikuar ditën e sotme në media, ku u publikuan të dhënat personale dhe pagat ka nxjerrë në dritë dhe shumën që marrin personazhet e medias në vendin tonë.

Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por lajmi ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike.

Pas publikimit të të dhënave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe qeveria kanë deklaruar se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ben Blushi, mund të themi që është një nga njerëzit më të paguar në media. Sipas dokumentit që qarkullon në media dhe rrjetet sociale paga e tij e deklaruar ishte 240 milionë lekë.

Edhe analisti Baton Haxhiu ka një pagë rreth 15 milionë lekë.

Gazetari Arjan Çani ka një pagë mbi 17 milionë lekë, e ndjekur nga Eni Vasili me mbi 11 milionë lekë.

Fatos Hakorja mbi 5 milionë lekë.

Enkel Demi paguhet me një pagë prej 1 milion e gjysëm në muaj.

Gentjan Zenelaj, i cili është pjesë e emisionit investigativ Stop në TV Klan paguhet me rreth 4 milion e gjysëm.

Alma Çupi, ka një pagë prej 3 milion lekë.

Ndërsa gazetarët e Top Channel Marin Mema dhe Endrit Habilaj kanë një rrogë prej 2 milion e gjysëm.

Ndërsa Denis Dyrnjaja ka një pagë prej 2 milion e 200 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë që pagën mbi 1 milion lekë e kanë edhe gazetarët e terrenit që mbulojnë politikën./E.K-CNA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK