Connect with us

Lajme

Rrethimi i selisë së PD me polici, Këlliçi-Ramës: Largoji, boll me provokime

Publikuar

Nga stadiumi Air Albania, atje ku prej 6 orësh po zhvillon punimet Kuvendi Kombëtar i PD, deputeti Belind Këlliçi, iu drejtua me një thirrje Kryeministrit Edi Rama, për të hequr rrethimin me polici të selisë së Partisë demokratike.

“Po i bëj një thirrje Edi Ramës që të largojë policët që po qëndrojnë rreth e rrotull selisë së PD, pasi selia e Partisë Demokratike nuk ka nevojë të ruhet nga policia.

Mjaftojnë dy rojet e kësaj partie për të ruajtur selinë e PD.

Ndaj Edi Rama largo forcat e policisë, nuk ka nevojë selia të ruhet nga demokratët. Boll me provokime të tilla”, tha Këlliçi.

VIDEO/ Skandal, policia blindon zonën pranë PD. Dhjetra forca dislokohen te Parlamenti dhe xhamia

NA NDIQ NË FACEBOOK