Connect with us

Lajme

Referendumi për shkarkimin e Bashës, Berisha: Festival i votës së lirë

Publikuar

“Festival i votës së lirë” e quan ish-kryeministri Sali Berisha referendumin e plafinifikuar të zhvillohet nesër në degët e Partisë Demokratike.

Berisha shprehet se në këtë referendum, jetike është vota e lirë e anëtarësisë së PD.

Në një postim në rrjetet sociale, ai drejton këtë mesazh edhe komisionerëve të referendumit.

Berisha shkruan:

Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës

Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb

NA NDIQ NË FACEBOOK