Connect with us

Lajme

Referendumi i 18 dhjetorit, ngrihet komisioni/ Ja kush e drejton procesin

Publikuar

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike mori vendim për ngritjen e komisionit që do të organizojë dhe drejtojë referendumin për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.

Komisioni do përbëhet nga:

Albana Vokshi- kryetare

Ervin Minarolli- anëtar

Enno Bozdo- anëtar

Edith Harxhi- anëtare

Keltis Kruja- anëtar.

Komisioni ushtron detyrat sipas nenit 53 të statutit të PD dhe ka përgjegjësinë që të organizojë, mbikëqyrë dhe drejtojë referendumin deri në nxjerrjen dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar. Kjo është hera e parë që në 31 vitet e pluralizmit shqiptar, anëtarët e një partie thirren në referendum, për shkarkimin e Kryetarit të partisë. Në rastin konkret, Lulzim Basha u shkarkua si Kryetar i PD nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, ku morën pjesë mbi 4900 delegatë, ndërsa Basha u shkarkua nga më shumë se 4400 prej tyre, pas një procesi të fshehtë votimi.