Connect with us

Lajme

Rama “konfirmon” mashtrimin e Veliajt me shkollën e Kombinatit

Publikuar

më

Nga BoldNews.al

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë të Premte ndërtimin e shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat të Tiranës, një investim i Fondit të Katarit pas prishjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama deklaroi në fjalën e tij se “projektet si ky i kësaj shkolle apo edhe të tjera në Republikën e Shqipërisë, janë të financuara nga partnerët dhe administrohen nga ato që nga fillimi deri në fund të punës”, duke nxjerr blof në këtë mënyrë beniaminin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, vetëm pak ditë më parë, shkroi në rrjete sociale: “Lasgush Poradeci” në Kombinat – Shkolla më e bukur në Republikë! Çdo shkollë të re që po bëjmë në Tiranë, është më e mirë se shkollat që sapo kemi përuruar”, duke lënë të kuptohet se rindërtimi i godinës arsimore është realizuar nga institucioni që ai drejton.

Në foto: Postimi i Erion Veliaj në rrjete sociale për shkollën “Lasgush Poradeci”

Por, një raportim i publikuar më herët nga “Boldnews.al” zbuloi mashtrimin e rëndomtë të kryebashkiakut Veliaj.

Shkolla “Lasgush Poradeci” në Kombinat është një prej tre godinave të arsimit parauniversitar, i cili u caktua të rindërtohej nëpërmjet një Granti të ofruar nga Fondi i Katarit për Rindërtim dhe Zhvillim.

Projekti me vlerë 5 milionë dollarë përfshinte edhe rindërtimin e shkollës “15 Shtatori” në fshatin Pezë dhe kopshtit nr.42 në Tiranë.

Marrëveshja për Grantin është miratuar në datën 12 Shtator 2020, me përfaqësues nga pala shqiptare Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe për palën e Katarit, Drejtori i Fondit, Khalifa Jassim Al Kuëari.

Sipas marrëveshjes, Fondi i Katarit, i cili në tekst është emërtuar si “Pala e Parë”, do të ishte përgjegjës për të gjithë procedurat tenderuese dhe konsulencën e rindërtimit të godinave të reja.

Pra, duket qartë se Fondi i Katarit për Zhvillim do të merrej me gjithçka, ndërkohë që Qeveria, e konsideruar në Marrëveshje si “Palë e Dytë” dhe Bashkia e Tiranës, e emërtuar “Përfituesi”, kishin detyrim vetëm që të krijonin kushtet e nevojshme administrative për realizimin e projektit.

Por, Veliaj, i mësuar me propagandën e shpëlarë dhe nëpërmjet kontrollit strikt të pjesës më të madhe të medias, u përpoq ta “shiste” si një investim të tij rindërtimin e “Lasgush Poradecit” në Tiranë.

Megjithatë, edhe vetë kryeministri Edi Rama, me një fjali të thënë në përurimin e shkollës në Kombinat, rrëzoi të gjithë propagadën e ngritur në hapësirë boshe nga Erion Veliaj.

Lajme3 minutes ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri4 minutes ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni9 minutes ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme18 minutes ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë42 minutes ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota54 minutes ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni1 hour ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri2 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme2 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni2 hours ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

NA NDIQ NË FACEBOOK