Shqipëri
Publikoi dokumentin, Yllhan Hoxhaj: “Hajdutët e Studentëveve vodhën zgjedhjet në Fakultetin e Drejtësisë”

Në datën 16 Dhjetor janë mbajtur zgjedhjet për Këshilla Studentor në Universitetin e Tiranës ku ka patur disa parregullsi gjatë momentit të mbylljeve të kutive të votimit. Një problem i tillë ka ndodhur në Fakultetin e Dretësisë konkretisht në vitin e dytë master ku kandidati Yllhan Hoxhaj ka bërë publik vendimin e Komisioni Apelimit Studentor KAS ku gjatë shqyrtimit të kërkesës per parregullsi janë gjendur më shumë vota në kuti sesa votues. Hoxhaj shkon më tej ku përvec kësaj parregullsie pretendon se anëtarët e KQV kan cekuar dhe studentë të cilët rezultojnë si votues por në të vërtetë ato nuk kanë qenë fare prezent në fakultet në datën 16 Dhjetor. Yllhan Hoxhaj në postimin në rrjetet sociale i quan Hajdutë të Studentëve personat që ndërmorën këtë akt dhe ndryshuan vullnetin e studentëve. KAS ka vendosur pavlefshmërinë e zgjedhje për vitine dytë master pasi rezultati ka qenë shumë i ngushtë mes kandidatëve ndërsa vota tepër në kuti kanë qenë mbi dyfishin e diferencës.

















