Connect with us

Lajme

Prezantohet harta e re gjyqësore/ Parashikohet përgjysmimi i gjykatave të rretheve dhe vetëm 1 Apel

Publikuar

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka prezantuar sot hartën e re gjyqësore, ku propozohet një përgjysmim i gjykatave të rretheve dhe të ketë vetëm një gjykatë apeli – në Tiranë.

Sipas KLGJ, kjo hartë e re gjyqësore do të ketë një efekt pozitiv për qytetarët, pasi ata do të marrin shërbimet në një kohë më shkurtër.

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:

  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit)
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës).
  • Një gjykatë apeli në Tiranë
  • Ndërkohë, për sa i përket gjykatave administrative, KLGJ propozon që të ketë vetëm 2: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Lushnje.
  • Ndërkohë, do të ketë dhe një gjykatë Administrative Apeli.

Lidhur me këtë propozim nga KLGJ pritet që të japë mendim dhe qeveria e më pas për miratim do duhet të kalojë në Kuvend.

Lexo edhe:

Kryetarja e KLGJ: Po rritet ngarkesa e gjyqtarëve për shkak të Vetting-ut

NA NDIQ NË FACEBOOK