Connect with us

Lajme

Përplasje në BDI-në e Bërvenicës

Publikuar

Dega e BDI-së në Komunën e Bërvenicës vazhdon të thellohet me përçarje. Pas denoncimit nga ana e strukturave lokale muaj më parë në lidhje me imponimin e kryetarit të degës, akuzat kanë vazhduar sot edhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Medi Veseli ka akuzuar kryetarin e vetëshapllur të degës se po vazhdon ta shpërblej veten dhe familjarët e tij me komisione në institucione të ndryshme, duke e shkatrruar BDI-në.

Edhe pas humbjës së rradhës,të zgjedhjeve lokale në komunën e Bërvenicës, nga kunderkandidat i pavarur , “kryetari”i vetshpallur kryetar dege vazhdon ta shpërbleje veten dhe familjarët e tij me komisione ne institucione te ndryshme! Si duket,pas përgjysmimit të partisë,deshiron që ti shkoje deri në fund misionit të tij,per shkatërrimin total të BDI-së ,në komunën e Bërvenicës!“, ka shkruar Medi Veseli në Facebook.