Connect with us

Lajme

PD e Vlorës publikon emrat: 215 nga 285 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

Partia Demokratike e Vlorës ka publikuar emrat e delegatëve që do ti bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.

Përfaqësuesit e degës bënë me dije se nga 285 delegatë, 215 kanë firmosur për 11 Dhjetorin.

Kuvendi do të zhvillohet ditën e nesërme nga ora 10:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, ku këtë të Premte kanë nisur dhe përgatitjet për mbajtjen e kuvendit.

I pyetur nga gazetarë nëse ka anëtarë të pavendosur apo anëtarë që kanë firmosur për zhvillimin e dy Kuvendeve të PD-së, Genc Deromemaj konfirmoi se ka ende delegatë të pavendosur, ndërsa shtoi se “ka vetëm një Kuvend të Partisë Demokratike, ai i datës 11 dhe në dijeninë time nuk ka asnjë anëtar që ka mirëkuptuar dëshirat e zotit Basha”.

Ai u shpreh i sigurt se Basha do të shkarkohet si kryetar i PD-së ditën e nesërme.

NA NDIQ NË FACEBOOK