Connect with us

Lajme

PD e Kavajës publikon emrat e delegatëve që kanë firmosur për 11 Dhjetorin

Publikuar

Dega e PD-së në Kavajë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratiuke në datën 11 Dhjetor.

Drejtuesit e degës konfirmuan se janë 72 për qind e delegatëve të degës së Kavajës ata të cilët kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 Dhjetor.

Emrat e firmëtarëve janë lexuar nga sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë.

Ai sqaroi se dega e PD-së së Kavajës ka në total 117 delegatë, prej të cilëve në Shqipëri janë 108 delegatë dhe se 78 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor, ose thënë ndryshe – rreth 72 për qind e delegatëve i janë bashkuar këtij kuvendi.

NA NDIQ NË FACEBOOK