Connect with us

Lajme

Pas tre muajve do të informojmë se sa para janë mbledhur nga pagesa e qeseve të biodegradueshme

Publikuar

më

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në brifingun e sotëm sqaroi se thelbi i ndryshimeve të reja në lidhje me pagesën e qeseve të biodegradueshme është që të ngritet vetëdija publike për shfrytëzimin e çantave, gjegjësisht të ulet përdorimi i plastikës.

Ai theksoi se qëllimi kryesor nuk është të merren para nga qytetarët, por të ndryshojë mënyra e blerjes dhe qytetarët ti kushtojnë rëndësi ndotjes së mjedisit jetësor.

“Standardet mbesin të njëjta siç është në Ligjin e vjetër për menaxhim me mbeturina. Kjo nënkupton se prodhuesit mund të vazhdojnë të prodhojnë qese të plastikës me këso standarde, të cilat janë të biodegradueshme,  deri më 1 qershor të vitit 2023”, deklaroi Nuredini.

Ministri theksoi se ideja nuk është se presin para për Fondin, por që të ulet përdorimi i plastikës.

“Do të informojmë publikisht dhe në mënyrë transparente në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm se sa para janë mbledhur në Fond dhe çfarë do të bëjmë me ato mjete”, tha Nuredini.

I pyetur se a do të ndryshojnë ambalazhet e plastikës, ministri sqaroi se ato tashmë paguhen përmes sistemit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve.

“Ne do të vazhdojmë deri më 1 qershor 2023 me të njëjtat standarde, prodhuesit kanë një vit e gjysmë që të vazhdojnë me këto standarde dhe të ndryshojnë”, tha Nuredini, duke shtuar se mikroplastika është e dëmshme për tokat dhe ujërat tona dhe se me ligje dhe hapa të tillë ata duan të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Ministri përkujtoi se sipas Ligjit për Përgjegjësi Sociale, prodhuesit që përdorin ambalazhe paguajnë tarifë çdo vit. Kjo tarifë mblidhet nga grumbulluesit kolektivë të mbetjeve, të cilët më pas kanë përgjegjësinë me ato fonde të blejnë pajisje për riciklim dhe klasifikim të mbetjeve.

Ndryshe, prej sot me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve. Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë. Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Maqedoni58 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme2 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme2 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri6 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK