Connect with us

Lajme

Paloka-Bashës: Mendoja se do tregoheshe pak më dinjitoz dhe i mençur

Publikuar

më

Situatë qesharake e ka cilësuar Edi Paloka, i cili është një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, miratuar dje nga Kuvendi Kombëtar, atë të krijuar në selinë e demokratëve, nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Paloka ka reaguar lidhur me një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, të thirrur nga Lulzim Basha, ku pritet të shkarkohen kreu i Këshillit Kombëtar, 11 drejtues dege, si dhe sekretarët që morën pjesë në Kuvendin e PD, i cili nuk njihet nga Lulzim Basha.

“Akti e mbrëmshëm po dhe ky i sotmi është thjeshtë në vazhdën e akteve të fundit, që me keqeardhje të plotë e shpreh, po e bëjnë gjithnjë e më qesharake situatën në atë seli. Basha është shkarkuar dje nga Kuvendi, po edhe ne, të cileve ai ka shpallur se do të na shkarkoka sot, jemi nga dje pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD”, shkruan Paloka.

Reagimi nga Edi Paloka

Dje Kuvendi i PD , i mbledhur sipas parashikimit ne statut, nga delegatet e tij , mori disa vendime te rendesishme. Nder to ngritjen e Komisionit te Rithemelimit te PD , i cili do te kete edhe detyren e pergjegjesine per organizimin e zgjedhjeve per kryetarin e ri te PD.

Akti e mbremshem po dhe ky i sotmi eshte thjeshte ne vazhden e akteve te fundit , qe me keqeardhje te plote e shpreh , po e bejne gjithnje e me qesharake situaten ne ate seli. Basha eshte shkarkuar dje nga Kuvendi, po edhe ne, te cileve ai ka shpallur se do te na shkarkoka sot, jemi nga dje pjese e Komisionit te Rithemelimit te PD .

Ata , sekretaret, qe kerkon kryetari i shkarkuar, te shkarkoje sot, kane votuar dje bashke me delegatet e tjere, per shkrirjen provizore edhe te funksioneve te tyre… Pra miqte e mi, mos u ndjeni aspak ne siklet per poziten time.

Karrigia nuk ka qene kurre halli im, per kete mjafton historia ime ne 31 vitet ne PD qe ta kuptoje kushdo edhe ata qe nuk me njohin. Une jam i shqetesuar per ju dhe antaret e tjere te Keshillit Kombetar sepse ne fund te fundit perfaqesojne demokratet prandaj nuk do doja ti shihja ne kete gjendje aspak dinjitoze dhe per fat te keq deri qesharake, ku po i shtyn Basha.

E shpreh me sinqeritetin me te madh, se ne gjithe kete situate , keqardhjen dhe dhimbjen me te madhe e kam pikerisht per Lulzim Bashen. Sinqerisht e perseris , per hir te viteve qe kemi kaluar ai si kryetar e une si nenkryetar, ndjej keqardhje kur shoh se si arriti ne kete pike. Mendoja se te pakten do dinte te tregohej pak me dinjitoz dhe i mençur.

Sidoqofte , e rendesishme eshte e ardhmja e PD dhe une kam bindjen se qe nga dje , demokratet jane ngritur dhe nje here ne kembe! Me kete rast do i ftoj dhe nje here , te gjithe , te bashkohemi per interesin e demokrateve dhe te gjithe shqiptareve sepse edhe interesi personal i gjithesecilit prej nesh eshte i lidhur me interesat e tyre. Rrezimi i rregjimit dhe rikthimi i PD ne fitore duhet te jete i vetmi interes qe na bashkon!

Lajme35 minutes ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni2 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri3 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme4 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri5 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme6 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme7 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

Shqipëri8 hours ago

“Veza është pak”, Zhaklin Lekatari thumbon Sara Milën pas debatit, reagon edhe Blendi Salaj

NA NDIQ NË FACEBOOK