Connect with us

Lajme

Pala kosovare vendos rregulla kokë në vete, nuk lejon hyrjen e shtetasve të Maqedonisë me PCR test

Publikuar

Edhe pse për hyrje në Kosovë akoma vazhdojnë të jenë në fuqi regullat për hyrje me test negativ anti-covid ose me ceritfikat vaksine, si duket në vendkalimin kufitar Bllacë pala kosovare ka vendosur rregulla të reja kokë më vete.

Një qytetarë, emër i njohur për redaksinë ka denoncuar se një ditë më herët i është pamundësuar hyrja në Kosovë prej nga Maqedonia me arsyetimin se nuk posedon certifikatë vaksinimi. I njejti i ka thënë redaksisë që para zyrtarëve policor në pikëkalimin kufitar ka treguar testin negativ anti covid por pala kosovare ke refuzuar të njejtin pasi sipas tyre nuk vlenë hyrja me test, por e detyrueshme është vaksina.

Sipas njoftimeve, rregullat për hyrje të obliguar me vaksinë në Kosovë hyjnë në fuqi më 3 janar por duket qartë se zyrtarët kufitar kanë vendosur që masën në fjalë ta aplikojnë para kohe. Gjatë ditëve në vijim redakisa ZYRTARE.net do të mundohet të marrë përgjigje nga pala kosovare se përse zbaton një vendim i cili akoma nuk ka hyrë në fuqi./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK