Connect with us

Lajme

Pak interes për të studiuar bujqësinë! Studentët: Bujqësia nuk është vetëm të punosh tokën

Publikuar

më

Në Maqedoni ndjehet mungesë e theksuar e kuadrove të kualifikuar në shumë profile edhe kundrejt shkallës së lartë të papunësisë, e një gjë e tillë vërehet edhe në drejtimin e shkencave bujqësore.

Për studentët e bujqësisë perceptimi se bujqësia paraqet punën në fushë stagnon interesin e tyre në këtë drejtim. Ndryshe ata theksuan se tregu i punës ofron mundësi të mira si për punë por edhe të ardhura.

“Nuk ka interesim të studentëve pra e gjithë gjendja e bujqësisë është në margjina, përfshirë këtu edhe Fakultetin e Bujqësisë. Fakulteti i Bujqësisë është shumë i nënvlerësuar dhe çdo vit kemi gjithnjë e me pak studentë të cilët regjistrohen këtu. Fakti që mendojnë se do të punojnë vetë në fushë dhe për këtë arsye nuk regjistrohen kjo është njëra ndër arsyet thelbësore por sektori ynë është më interesant dhe jo vetëm puna në fushë”, tha Hristijan Angelov – student.

“Interesimi i të rinjve në bujqësi është në rënie sepse ekziston një perceptim në shoqëri se Fakulteti i Bujqësisë është vetëm puna në fushë, në realitet është krejtësisht ndryshe. Fakulteti i bujqësisë ndër vite, unë tani jam absolvent ka gjithnjë numër më të vogël të studentëve, këtë e shoh para se gjithash në mos organizimin e shtetit si dhe afirmimi dhe promovimi i pamjaftueshëm i këtij sektori”, u shpreh Darko Zhivkovski – student.

Për profesorin Çukaliev të rinjtë nuk shohin aspak perspektivë në sektorin e bujqësisë, sepse shumica e të rinjve bujqësinë e shohin si disiplinë të vjetër dhe jo bashkëkohore. Sipas tij modernizimi i mjeteve dhe pagat e volitshme do ta rikthejnë interesin në këtë sektor.

“Sektori i Bujqësisë për një kohë të gjatë është me mjete të pamjaftueshme financiare, pra pagat janë relativisht të ulëta, të ardhurat janë të ulëta, rendimentet janë të ulëta e gjithë kjo bën që të rinjtë të mos shohin në këtë sektor. E nevojshme është modernizimi në mënyrën e mësimdhënies, është e nevojshme të modernizohet jo çdo një nga lëndët që mësohen këtu, është e nevojshme të mundësohet një dinamikë më e madhe e arsimit të lartë, bujqësia ashtu është një nga disiplinat më komplekse”, deklaroi profesori Ordan Çukaliev.

Ndonëse në Maqedoni Fakulteti i shkencave të bujqësisë dhe ushqimit ka 74 vjet që ekziston megjithatë ka mungesë ekspertëve në sektorin e bujqësisë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri4 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme5 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri7 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme8 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri9 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK