Connect with us

Lajme

“Pagoi Bashën për t’u bërë deputet”, Xhelal Mziu-Nard Ndokës: E ke bërë vetë para 30 vitesh, do të padis

Publikuar

Deputeti i PD, Xhelal Mziu i është përgjigjur ish deputetit Nard Ndoka, pasi ky i fundit deklaroi në Fax News se Mziu ka paguar para te Lulzim Basha për t’u vendosur në listat e sigurta të kandidatëve për deputetë.

“Sot (Basha) është thjesht një kufomë politike, nuk ka mbështetje në bazë. Janë të gjithë në krah të Berishës. Po e ndjejnë deputetët e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga zoti Basha është dhe Mziu. PD do çlirohet nga ky mekanizëm. Pra, PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë, por si një lloj tenderimi”, tha Ndoka.

Pas kësaj deklarate, Mziu reagoi duke thënë se do ta padisë në gjykatë për shpifje.

“Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh. Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja si drejtues politik), ka filluar të lëshojë diarrenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.

Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta. Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike. Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, e keqja është e shkuara në këtë vend. Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje”, shkruan Mziu.

NA NDIQ NË FACEBOOK